Gjatë verës që lamë pas në mediat rozë qarkulloi me shpejtësi lajme se Beatrix Ramosaj dhe reperi i njohur shqiptar që banon në Londër, Escobars, ishin në një lidhje.
Shkak për këto thashetheme u bë fakti se Escobars kishte postuar disa story në profilin e tij në Instagram ku shihej në shoqërinë e këngëtares bukuroshe dhe kaq u desh që lajmi të merrte dhenë.
Mirëpo Escobars reagoi menjëherë pas këtyre lajmeve duke e mohuar lidhjen dhe këngëtarja gjithashtu nuk ka folur publikisht mbi ndonjë lidhje të mundshme romantike.
E megjithatë një bisedë private në Instagramin e Beatrix na bëri që të na ngriheshin sërish dyshimet se midis tyre mund të ketë diçka.
Në një story Beatrix ka publikuar një pjesë bisede me reperin, i cili e krahason këngëtaren me kukullën Barbie.
"Përse duket si ti?", ka shkruar reperi.
"Krejt", është përgjigjur këngëtarja pasi ka qeshur me këtë krahasim.
Më pas mbi foto Beatrix shkruan duke i bërë tag reperit: "Duhet t'a postoja, ti mënjeh më mirë".
Besojmë se kaq mjafton që dyshimet të ngrihen sërish mbi statusin e lidhjes së tyre.