INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E morët vesh? Mozzik dhe Loredana nuk janë divorcuar dhe me këtë DETAJ e vërteton! [FOTO]

E morët vesh? Mozzik dhe Loredana nuk janë divorcuar dhe me këtë DETAJ e vërteton! [FOTO]

Publikuar më: 18:24 07-02-2020

Historia e Mozzik dhe Loredanës një prej më të diskutuarave në media duket se vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes. Ata të dy deklaruan ndarjen para disa muajsh, por asnjë prej tyre në fillim nuk dha arsye për këtë vendim.

Do të ishte Loredana që në intervistën e parë pas njoftimit për ndarje deklaroi se nuk kishte motiv për ndarjen mes tyre, një deklaratë kjo që nuk i pëlqeu aspak ishit të saj. Mozzik në një status të gjatë në instagram fajësoi Loredanën për ndarjen, ndërsa e quajti gënjeshtare që viktimizohet duke përdorur të bijën.

Mirëpo sot nuk  dimë ç'të mendojmë pasi Loredana i ka bërë lëmsh të gjithë me veprimet e saj. Ajo ditën e sotme ka postuar foto të vjetra, tek të cilat shfaqet edhe Mozzik.

Ndonëse është përpjekur që imazhin e tij ta presi tek fotot dihet që është edhe Mozzik. Me sa duket reperes i mungojnë kohët e vjetra dhe ka dashur t’i rikujtojë. Megjithatë, një detaj tjetër tek fotot e saj tregon se ajo dhe Mozzik nuk janë divorcuar. Loredana ka publikuar në Instastory një foto të disa frutave të vendosur në një pjatë të dekoruar bukur dhe në cep qëndron një letër.

Ajo që bie në sy është pikërisht hyrja e letrës.

“Zonja Aliu”, shkruhet në të.

20200207_170916-689x1024.jpg

Kjo tregon që dyshja nuk i ka dhënë ende fund martesës dhe nuk dihet nëse procesi i divorcit vazhdon, apo ata kanë vendosur ta ndërpresin. Mozzik dhe Loredana prej disa muajsh kanë bërë ndarjen publike, megjithatë gjithmonë ka pasur dyshime.

Të shumtë janë ata që mendojnë se ky është thjesht një show nga ana e tyre edhe pse Loredana në një intervistë tregoi se nuk është aspak e vërtetë kjo gjë.

-640-0-5d8f9decadbe9.png

Article Logic
Execution time: 0.0019807815551758