"Deadpool" sapo i ka shtuar sukseseve të tij edhe një tjetër.
Filmi i cili është një bashkëpunim mes Komikëve të Marvel dhe Twentieth Century Fox, është shpallur filmi për të rritur me fitimet më larta në histori. Në këtë mënyrë ai ia ka kaluar edhe atij "The Matrix Reloaded", një prodhim i vitit 2003. "Deadpool" e theu rekordin e mëparshëm me një shumë fitimesh prej 349 milionë dollarë vetëm në Shtetet e Bashkuara, plus 396 milionë të tjera të mbledhura në mbarë botën. Kritikët memndonin se për shkak të klasifikimit "R-rated" dhe skenave me përmbajtje seksuale, filmi do të dështonte. Por ja që të gjithë duam pak "aksion" kur vjen puna tek realizimet më të reja të kinematografisë!