Te gjithë kanë shkuar në kinema për të gjetur Dory-n!
Seria e dytë e “Finding Nemo” duket se është pritur shumë mirë nga publiku në të gjithë boten duke qenë se ky film i animuar vazhdon të qëndrojë në krye të klasifikimit të Box Office, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në të gjithë botën, duke siguruar fitime marramendëse. “Finding Dory”, ku interpreton Ellen Degeneres, ka grumbulluar fundjavën që lamë pas edhe 41.9 milionë dollarë të tjera duke e çuar shifrën totale në 539 milionë. Vendin e dytë e mban “Legend of Tarzan”, ndërkohë që në vend të tretë gjejmë “The Purge: Election Year”!