Motra e vogël e Beyonce, Solange Knowles ka sjellë surprizë për fansat e saj një album të ri të titulluar “A Seat at the Table”.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, 30 vjecarja e ka shoqëruar atë edhe me 2 klipe të reja. Singëlli i parë quhet “Cranes In The Sky”, kurse klipi i dytë i publikuar mbrëmjen e djeshme, titullohet “Don’t Touch My Hair”. Vetë Solange është shprehur se ky album njësoj si edhe klipet, paraqesin shpirtin e lirë të një gruaje me ngjyrë, shpirtin e fortë mjaftueshëm për të luftuar çdo padrejtësi dhe për të fuqizuar femrat kudo në botë!