Epo kur afron fundjava pothuajse të gjithëve na lind ajo dëshira e patjetërsueshme për tu relaksuar dhe sidomos rinia që parapëlqen të dali dhe të festojë nëpër clubet e kryeqytetit dhe pse jo të mos konsumojnë alkool.
Por pavarësisht ndjenjës festive që ju fal fundjava shumë harrojnë se është e ndaluar të hipësh i dehur në timon dhe për të shmangur fatkeqësitë që mund të ndodhin thjesht mund të marrësh shumë mirë një taxi për të shkuar në destinacion.
Një pakujdesi e tillë i ka kushtuar “shtrenjtë” disa të rinjve në kryeqytet të cilët janë pikasur nga efektivët e Policisë Rrugore gjatë kontrolleve të kryera natën në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Automjetet janë ndaluar në pikat e postbllokut, ku shoferët u janë nënshtruar testit të alkoolit.
Kështu është edhe rasti i një vajze e cila pasi ka bërë testin e alkoolit ka rezultuar në shkelje me 0.63 shifër e treguar në aparatin që mat nivelin e alkoolit, duke bërë që efektivi rrugor t’i komunikojë se do të shoqërohet në komisariat për ndjekjen e procedurave.
"Seriozisht e ke”, është reagimi të cilin vajza e përsërit dy herë.