Deputeti i Kosovës Milaim Zeka ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka humbur fëmijën në muajin e tret të shtatzënisë për shkak se dikush e ka ndjekur me makinë gjatë natës.
Sipas rrëfimit të tij ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë.
Deputeti deklaron se gjatë natës, dy veta e kanë ndjekur me makinë. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci është shprehur se makina drejtohej nga një i mitur dhe nuk kishte patentë.
Mirëpo kjo ngjarje ka shqetësuar familjen e deputetit, aq sa bashkëshortja e tij, Edlira, ka humbur fëmijën.
Milaimi do të bëhej baba për herë të pestë.