Shumë njerëz kur janë të vegjël mund të shprehin dëshirën e tyre për të qenë princeshe një ditë, si ato të filmave vizatimorë, por jo Meghan Markle.
Mesa duket dukesha e Sussexx i ka pasur të qarta objektivat e saj: ajo dëshironte të bëhej një yll kinemaje.
Mesa duket këtë ëndërr Meghan e ka realizuar, por jo e vetme. Shoqja e saj e fëmijërisë Katharine McPhee ka shpërndarë një foto në Instagram ku shkruan: Unë dhe Meghan bënim muzikal së bashku që kur ishim fëmijë.
Ajo u bë Dukesha e Sussex, ndërsa unë një yll i West End” shkruan Mc Phee.
Krenare dhe e lumtur për historinë e tyre, kjo foto ka marrë shumë komente pozitive nga fansat.