Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë pasur një histori shumë vjeçare dashurie, por që nuk e pati fatin të kurorëzohej me sukses. Tashmë të dy janë të lidhur me njerëz të ndryshëm. Por postimet e fundit të dy këngëtarëve, i kanë bërë fansat të mendojnë se Elvana dhe Flori po komunikojnë me njëri-tjetrin me mesazhe të koduara.
Në fillim ishte Flori ai që publikoi cover-in e këngës së Aurela Gaçes, “Të dua”. Më pas Elvana publikoi një foto me shprehjen: Ku vajti?? Dashuria?? Ndërkohë që sot me një foto shumë interesante që të ngrin zemrën kur e sheh, këngëtarja shkruan: “Aman, si po më lë vetëm?”
Ajo shfaqet me një grup balerinësh që e mbajnë mos rrëzohet përtokë, pjesë e koreografisë së klipit. Por komenti i Ermal Mamaqit e ka ç’dramatizuar situatën pasi moderatori i shkruan:
“Mbahu motër… do vij prapë. Do e sjell unë”.