Moderatorja Bora Zemani ka qenë sëfundmi në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes së saj me aktorin Donald Veshaj. Mirëpo për Borën lënia pas e kësaj historie duke se është e vështirë dhe me sa duket nuk po e kapërcen dot faktin që u nda përfundimisht me Donaldin pasi ai nisi një lidhje të re brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Sëfundmi, Bora ka bërë një lapsus gjatë prezantimit të emisionit ‘Përputhen’, i cili nuk iu ka shpëtuar ndjekësve. Në një moment në “Për’puthen” Bora thotë: Në komentet që pamë në puntatën e djeshme, kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes dhe Trixë…, Kristos”.