INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E njihni higjienën tuaj emocionale?

E njihni higjienën tuaj emocionale?

Publikuar më: 14:58 25-03-2017

Shëndeti mendor ose emocional i referohet mirëqenies së përgjithshme psikologjike. Ai përfshinë mënyrën se si ndjeheni, cilësinë e marrëdhënieve tuaja dhe aftësinë tuaj për të menaxhuar ndjenjat.
Shëndet i mirë mendor nuk është vetëm mungesa e problemeve të shëndetit mendor. Të qenit mendërisht ose emocionalisht të shëndetshëm është shumë më tepër se të qenit i lirë nga depresioni, ankthi, apo problemet e tjera psikologjike. Ju keni shëndet të mirë mendor dhe emocional kur keni karakteristika pozitive.


Secili prej nesh i kushton vemendje higjenës trupore, por sa e njohim dhe kujdesemi për atë emocionale??? Ashtu si trupi jonë ka nevojë për t’u mbajtur i pastër, një mbiemër ky që në këndvështrimin tim përmban mjaft përcaktues të tjerë si: higjena trupore, ushqim i shëndetshëm, aktivitet fizik etj., po aq nevojë për vemendje ka edhe shëndeti jonë psikologjik.

Higjena emocionale, i referohet të qënurit në kontakt me veten, të njohësh ndjenjat e tua (jo vetëm ti emërtosh), ҫfarë i stimulon dhe si duhet të reagosh për të ruajtur balancën e duhur që këto ndjesi mos të na ҫekuilibrojnë dhe të arrijmë të funksionojmë në përditshmëri. ”Higjenë emocionale do të thotë që emocionet që iu shqetësojnë si zemërimi, frustrimi, hakëmarrja etj., të cilat janë edhe destruktive, të arrini ti kontrolloni dhe të jeni i qetë, i pastër dhe i hapur, e cila është mënyra më e shëndetshme për të ndërvepruar me të tjerët” -thotë Daniel Goleman.
Sa emocione mund të përjetoni gjatë një dite? Unë besoj se shumë. Dhe sa kohë iu kushtojmë ne ndjesive që vërshojnë brenda nesh? Besoj shumë pak. Mund tiu ketë rastisur të dëgjoni shprehje si: “Jam shumë i/e stresuar”, “Ndjej sikur ankthi po më mbyt”, “ Asgjë smë bën të ndjehem i/e lumtur” etj., dhe zakonisht përgjigjet e shpejta që marrin janë: “Mos e vrit mendjen, do kaloj”, “Stres, kalojmë të gjithë”, “ TI sdo vet të gëzohesh”. Ndërkohë a japim të njëjtën përgjigje kur dikush thotë “Kam thyer këmbën e se leviz dot”? Nuk i përgjigjemi “Mos bëj kot, por ҫohu dhe ec”- thotë Guy Winch në prezantimin e tij në TED Talk.

Cilat janë disa teknika që mund të na ndihmojnë për të arritur “pastrimin emocional” sipas D. Goleman?
Teknikat më të mira, si instrumente që na ndihmojnë të ruajmë balancën emocionale, janë ato të cilat bazohen në përqëndrimin e vemendjes dhe në fokusim.
Meditimi është padiskutim teknika më e mirë- thotë Goleman. Kjo teknikë na jep mundësinë të zhvillojmë një “gjendje të mëndjes” sipas budistëve, në të cilën kemi imunitet nga mendimet dhe ndjesitë negative. Meditimi plotëson në mënyrë të shendetshme hapësirën midis një impulse (ik ose lufto) dhe veprimit tone (bazuar në gjykim). Duke pasur këtë liri zgjedhje, vendosim nëse duam të reagojmë ndaj një impulsi ose jo. Kjo do të thotë se reagimet racionale (lobi frontal) dominojnë mbi reagimet e shkaktuara nën efektin e stresit (amigdala).

Teknikat si yoga, aktiviteti fizik ndihmojnë në arritjen e një ekuilibri trup-mendje. Janë ndihmuese në qarkullimin e gjakut, oksigjenim më të mirë, pastrim nga toksinat dhe mbi të gjitha gjetjen e një gjendje paqeje mendore.
Psikoterapia është një proҫes i cili nxit mendimet, perceptimet, ndjesitë tona në një analizë të thellë (eksplorimi, ndërgjegjësimi dhe menaxhimi) dhe na fton të jemi në kontakt me veten tonë, të ҫliruar dhe pastruar nga materialet destruktive të cilat i kemi bërë tonat në mënyrë të pavetdijshme. Në këndvështrimin tim, psikoterapia është investimi më i mirë për shendetin mendor.

Teknika më e mirë është ajo që funksionon për ju. E rëndësishme është ti kushtoni vemëndjen e duhur pastrimit të mëndjes nga energjitë negative që mund t’iu rrethojnë. Do ti jepni mundësinë vetes të shijoni dhe arrini më shumë!

Article Logic
Execution time: 0.0042839050292969