Ky është rasti tipik kur fama i jep tjetër drejtim jetës tënde! Është cilësuar si “krimineli më seksi” dhe jo më kot e ka marrë këtë “titull”. 33 vjeçari është dënuar me dy vite burg në 2014-ën, për armëmbajtje pa leje. Kur u lirua në 2016-ën ai tha se kishte gjetur Zotin dhe jeta e tij mori tjetër drejtim, pasi tashmë ka firmosu një kontratë si imazhi i firmës së njohur Philipp Plein.
Shumë femra e dëshirojnë atë dhe atij i është dashur të përballet me tundime të shumta, siç është ky i trashëgimtares së Topshop.
Ndërkohë që është ende i martuar me nënën e dy fëmijëve të tij, Jeremy Meeks është fotografuar duke shijuar jetën në një jaht luksoz bashkë me Chloe Green, vajzën e Sir Philip Green, themeluesit të Topshop, pasuria e të cilit shkon në 3,8 miliard paund. Në fotot e publikuara nga Daily Mail, dyshja duket shumë e afërt, dhe nuk ngopen së shkëmbyeri puthje dhe prekje mes njëri-tjetrit.
“Vetëm fillimi. Vlerësojmë të gjithë dashurinë dhe urrejtjen që po marrim,” shkruan Green në një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet krah Meeks dhe menaxherit të tij.