Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.
Tani ajo për hir të së vërtetës është mjaft e bukur dhe joshëse, mirëpo si ka qenë këngëtarja para se të bëhej e famshme?
Ditën e sotme “Lajmi.net” ka publikuar një foto të Taynës e cila siç mund ta shikoni edhe më poshtë. Ajo shfaqet me flokët e kapura bisht dhe me tjetër look.
Vlen të thuhet se poza nuk është fare e duhura dhe Doruntina shihet pak më ndryshe dhe e thjeshtë, ndryshe nga Tayna, e cila tashmë është gjithmonë e kuruar dhe këtë nuk e mohon dot askush./intv.al/