Është njëri nga konkurrentët më të pëlqyer dhe më të përfolur të ‘’Për’puthen’’.
Bëhet fjalë për Atdheun, i cili prej muajsh sa ndodhet brenda spektaklit ishte ndër meshkujt që ka joshur më së shumti femra dhe ka realizuar më së shumti takime.
Pëlqyeshmëria e tij është rritur edhe në publik dhe kanë qenë fansat e tij të shumtë që në rrjete sociale kanë zbuluar një fotografi nga fëmijëria e tij.
Në foto shihet një Atdhe i vogël shumë simpatik dhe me stil dhe duket se paska lindur për të marrë vëmendje me paraqitjet e tij.
Djaloshi nga qyteti i Gjakovës është rasti i vetëm që është larguar nga spektakli për t’u kthyer disa javë më pas me kërkesën e Antonelës dhe aprovimin edhe të konkurenteve të tjera.
Kujtojmë se Atdheu para se të bëhej pjesë e ‘’Për’puthen’’ për publikun u bë i njohur përmes spektaklit ‘’Unë jam top model’’.