Edhe pas ndarjes, moderatorja nga Kosova Elita Rudi nuk e ka humbur shkëlqimin e saj.
Fotot që ajo poston shpesh kënqain syrin e ndjekësve të saj por në fotot e fundit duket se bukuroshja kosovare zhgënjen. Pas pamjes së bukur, komentuesit kanë vënë re se Elita ka përdorur photoshop dhe nuk i kanë kursyer akuzat ndaj saj për këtë. Si duket moderatorja e ndjerë e bezdisur, në vend që t’iu kthejë përgjigje ka zgjedhur të fshije komentet. Por as kjo pjesë nuk i ka shpëtuar syrit të vëzhguesve të cilët i kanë kërkuar të mos i fshijë komentet.