Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj shpesh është vënë në qendër të akuzave për ndërhyrje të shumta plastike, edhe pse ajo vetë nuk i ka pranuar kurrë.
Por një video e shumë viteve më parë e postuar nga vetë këngëtarja, risolli edhe njëherë në vëmëndje këto akuza ku një vajzë i komentoi duke i thënë se kishte qenë si burrë para operacioneve plastike. Dhe në këtë rast nuk është dashur që vetë Albëria ta shohë këtë koment, pasi vajza e saj e vogël, Anxhelina është hedhur menjëherë në sulm duke mbrojtur të ëmën. “Të duket vetja e bukur ty?”, ka shkruar ajo. Nuk ka qenë nevoja që ky debat të vazhdojë më tej sepse sot Albëria e ka fshirë menjëherë komentin e vajzës.