Ermal Meta është kthyer në një ndër këngëtarët më të komentuar shqiptar, shkak për këtë është bërë suksesi i tij, si dhe talenti që ka në të kënduar.
Aktualisht Ermali karrierën e tij e ushtron në Itali, ku po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Përveç fansave të shumtë në Itali ai ka tërhequr edhe vëmendjen e figurave të njohura italiane.
Dy aktorët Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco, gjatë finales së spektaklit “Amici” kanë bërë për Ermal Metën një batutë me tone raciste, duke përmendur origjinën e tij.
“Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne puliezët, tani je në gjueti për para!”- thanë ata.
Ata gjithashtu i bënë edhe një apel Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, duke ju referuar shqiptarëve.
“E shikon që këta djem janë të talentuar, hajde tani, le ti mbajmë".