INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pa ai? Klaudia Pepa flet për lidhjen e saj dhe ka diçka për t’i thënë Albi Nakos LIVE në INSTAGRAM! [FOTO]

E pa ai? Klaudia Pepa flet për lidhjen e saj dhe ka diçka për t’i thënë Albi Nakos LIVE në INSTAGRAM! [FOTO]

Publikuar më: 14:18 27-03-2019

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur. Klaudia është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video me koreografitë e krijuara prej saj, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ditën e sotme balerina simpatike ka bërë një videolive në instagram ku është shfaqur me të ëmën, motrën e saj dhe gjyshen e sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet nga më të ndryshmet e këtu nuk bën përjashtim as ish-partneri i saj Albi Nako.

Një fanse e pyeti “ku e ke Albin?” dhe Klaudia u përgjigj: “Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin” dhe i thotë motrës “apo jo? Po po, se jemi të mira”.

6904c5b5-ff36-46eb-a618-53d79d7ec51d.jpg

 

Më pas u pyet nga një fans nëse është akoma single dhe Klaudia tha: “Po, jam akoma single”.

ju.jpg

 

Pra Klaudia se ka gjetur ende “Princin e Kaltër”./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0029468536376953