INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E paprecedent! PS dhe PD ligj që televizionet të transmetojnë reklamat politike falas

E paprecedent! PS dhe PD ligj që televizionet të transmetojnë reklamat politike falas

Publikuar më: 08:23 23-05-2017

PS dhe PD kanë përgatitur një projektligj të veçante ku detyrojnë që reklamat e subjekteve politike të transmetohen falas në televizionet private. Pr/ligji është përgatitur me shpejtësi pa asnjë konsultim paraprak me operatorët televizivë dhe është në kundërshtim të hapur duke shkelur hapur gjithashtu ligjin për mediat të propozuar nga OSBE dhe ka kapur në befasi të gjithë.
Projektligj duket haptazi që është një abuzive kundrejt televizioneve private, u votua nga shumica në parlament.
Marrëveshja mes dy partive të mëdha do të rëndojë mbi kurrizin e televizioneve private duke i detyruar këto me ligj të veçantë që të transmetojnë falas plot 90 minuta reklamat e tyre për gjatë gjithë fushatës elektorale. E madje ka dhe penalizimi për mediat me gjobë apo bllokim të transmetimit nëse nuk zbatojnë ligjin.
Ligji shkon dhe më tej kur ndalon në mënyrë totale çdo reklamë elektorale me pagesë përtej këtij 90 minutëshi. Drafti, sipas paktit PD-PS parashikon 15 minuta kohë për partitë e vogla parlamentare dhe 10 minuta për ato joparalemntare.

Ky projektligj do të sjellë një përballje të ashpër mes mediave dhe politikës.


Ndryshimet ligjore:

Neni 24/5 i pr/ligjit "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8580, DATË 17.2.2000, “PËR PARTITË POLITIKE”, TË NDRYSHUAR"


1. Pavarësisht përcaktimeve të bëra në Kodin Zgjedhor, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit të vitit 2017, radiot dhe televizionet private kombëtare, vendore apo satelitore, detyrohen që të vendosin në dispozicion falas për subjektet zgjedhore për reklama politike, respektivisht vetëm 90 minuta për partinë më të madhe të shumicës  parlamentare dhe partinë më të madhe të pakicës parlamentare, 45 minuta për partitë e tjera parlamentare dhe 10 minuta për partitë joparlamentare. Partitë politike dhe cdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklameve politike kundrejt pagesës gjatë fushatës zgjedhore. Kostoja për vënien e kohës në dispozicion falas subjekteve zgjedhore llogaritet si shpenzim i plotë i zbritshëm për efekte tatimore. Ngarkohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Ministri i Financave të nxjerrin udhëzimin përkatës.

Në rast se televizionet kundërshtojnë apo shkelin këte pikë të ligjit, sanksionet janë nga gjoba 40 milionë lekë deri në bllokimin e transmetimit për 48 orë

2. Në rast shkeljeje të detyrimeve të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, apo transmetimit të reklamave politike kundrejt pagesës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit operatorin radioteleviziv vendor apo satelitor me 4,000,000 lekë, operatorin radioteleviziv kombëtar me 8,000,000 lekë, dhe partinë politike me 3,000,000. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit gjyqësor. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast shkeljeje, KQZ-ja urdhëron Autoritetit e Mediave Audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18.00 e ditës pasardhëse.
3. Monitorimi i zbatimit të rregullave të parashikuara në këtë nen, bëhet nga Bordi i Monitorimit të Medias, i cili njofton brenda ditës Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në rast se vlerëson shkelje të detyrimeve të parashikuara në këtë ligj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendos sanksionet sipas pikës 2 brenda 24 orëve, nga momenti i njoftimit nga Bordi i Monistorimit të Medias, apo kërkesës së ndonjë subjekti zgjedhor.”.

Një tjetër ndryshim në ligj lidhet dhe me faktin që asnjë subjekt politik nuk do mund të vendosë banera e postera më larg se 5 mentra nga zyrat elektorale. Një tjetër ndryshim në ligj lidhet dhe me faktin që asnjë subjekt politik nuk do mund të vendosë banera e postera më larg se 5 metra nga zyrat elektorale.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543