“Shumica e armëve në shfaqjen e paradës ushtarake të Koresë së Veriut janë të rreme”, ka pohuar një ekspert ushtarak. Michael Pregend, një ish-oficer i inteligjencës së ushtrisë së SHBA-së, u pyet për të ekzaminuar fotografitë e paradës së 15 prillit në kryeqytetin e Phenianit.
“Kjo ishte më shumë për të dërguar një mesazh se sa për efektivitetin e luftimit me ato armë”, tha ai për Fox News.
Shumica prej armëve dhe predhave duket që janë të dobëta, duke shtuar madje se as syzet e ushtarëve nuk janë nga ato që mbahen në luftë.
Ushtarët amerikanë mbajnë syze balistike, që mbrojnë sytë nga predhat.
Eksperti pretendon se ato që mbanin ushtarët e Koresë së Veriut nuk sigurojnë mbrojtje të plotë.