Avokati suedez Henrik Olssen Lilja, i cili mbrojti fillimisht reperin ASAP Rocky gjatë akuzave për një sulm në Suedi, është plagosur në Stokholm.
Siç raporton revista botërore “Forbes”, Lilja u qëllua në gjoks dhe në kokë të premten nga një mashkull ende i paidentifikuar.
Lilja thuhet se e thirri vetë policinë dhe u dërgua menjëherë në spital. Që nga momenti i sulmit, policia ka arrestuar disa të dyshuar për marrje në pyetje, megjithëse tani po trajtohet më tepër si një incident i izoluar.
Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një person të sulmojë avokatin dhe ta përplasë atë në tokë para se ta gjuante me armë të paktën dy herë.
Një nga personat e marrë në pyetje është një avokat i moshuar, i cili më parë ishte ndaluar të kishte kontakt me Lilja-n, megjithëse nuk është e qartë pse.
Dëshmitarë të tjerë thanë se një automjet u largua nga vendi i ngjarjes me policinë në ndjekje menjëherë pas të shtënave. Siç shtoi TMZ, incidenti ndodhi jashtë një kompleksi apartamentesh ku Lilja besohet se banon.
Lilja u zëvendësua nga një ekip tjetër ligjor para se të fillonte gjyqi i Rocky-t në Stokholm. Avokati ka përfaqësuar më parë Qiao Jianjun, një i arratisur në kërkim në Kinë, i cili është akuzuar për përvetësim të milionave.