Baby G është një ndër këngëtaret më të preferuara për publikun shqiptar dhe jashtë saj.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e cila ndan foto dhe video të ndryshme me të gjithë ndjekësit e saj si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Nëpërmjet postimeve në Instagram e bërë më 14 shkurt Baby G zbuloi se ishte më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj ose më ndryshe menaxherin, Lim Hoti i cili është një artist i ri në tregun muzikor të cilët kanë sjellë për publikun bashkëpunimin e tyre të këngës “Pretty Gangster”.
Disa javë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Baby G është ndarë nga partneri i saj, Lim Hoti.
Shkak të këtyre aludimeve u bë për arsye se së pari ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, së dyti të dy kishin fshirë fotot që kishin së bashku në Instagram dhe së treti projekti i tyre i përbashkët muzikor është fshirë nga Youtube dhe së fundmi me lëvizjen e saj të katërt Baby G sapo i vuri vulën.
Disa orë më pare, këngëtarja ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit e cila shihet mjaft provokuese ku tund të pasmet e saj nën këngën e rivalit të ishit të saj Limit, Noizy.