Bristol City ka realizuar në mrekulli të vërtetë sportive pasi ka eliminuar Manchester United, në saj të fitores 2-1 dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës Angleze, “Carabao Cup”. Skuadra e Championship, një kategori më poshtë se United i drejtuar nga Jose Mourinho, e gjeti golin e fitores në minutën e 93-të, me anë të “heroit” Korey Smith.
Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Bryan shënoi golin e avantazhit për Bristol City, por Zlatan Ibrahimovic barazoi për Manchester United pas 8 minutash me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte. Ky ishte goli i parë për Ibra pas më shumë se 200 ditësh. “Djajtë” u vunë në kërkim të fitores, por pikërisht kur të dy ekipet po i drejtoheshin shtesës, Smith tundi rrjetën e Romero. United ishte fituesi në fuqi i kësaj veprimtarie. Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet pas pak orësh.
Bayern Munchen ka eliminuar nga Kupa e Gjermanisë atë që cilësohej si rreziku kryesor i skuadrës së Jup Hejnkes për trofeun, Borusian e Dortmundit. Bavarezët kanë fituar me shifrat 2-1, duke nxjerrë nga gara dhe ndalur ecurinë e Peter Shtoger i cili kishte arritur vetëm suksese që kur kishte marrë drejtimin në Dortmund.