Një lajm i keq për tifozët e skuadrës fituese të Europianit të vitit 1992. Një sherr për kontratat e sponsorëve rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2020 të përfaqësueses daneze.
Federata e Futbollit Daneze nuk ia ka dalë finalizojë kontratat e sponsorëve me 23 lojtarët e kombëtares. Danimarka duhet të ndeshet ndaj Sllovakisë të mërkurën dhe ndaj Uellsit të dielën.
Por, si lojtarët, ashtu edhe trajneri Age Hareide nuk e kanë të sigurt pjesëmarrjen, këtë e ka rrëfyer një burim i brendshëm i Federatës. DBU u ka kërkuar lojtarëve të tjerë të marrin vendin e atyre që nuk kanë firmosur kontratat e sponsorëve.
Por nëse danezët nuk do të arrijnë të mbledhin skuadrën, atëherë rrezikojnë përjashtimin nga Kampionati Europian 2020. Por nëse ky është lajm i keq për danezët, për vendet e vogla si Shqipëria, shtohen shanset për pjesëmarrje.