Dhurata Dora është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Këtë e tregojnë fare mirë klikimet në YouTube, por edhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Fama e saj është shtuar më shumë pas publikimit të këngës “Zemër” me reperin e njohur algjerian Soolking, këngë kjo që ka bërë namin jo vetëm në vendin tonë, por në shumë vende të ndryshme dhe këtë e tregojnë fare mirë shifrat.
E shkruar në tre gjuhë, shqip, frengjisht dhe anglisht, kënga ka kapur majat e klikimeve. Ditën e sotme Dhurata na tregoi se ‘Zemër’ ka arritur plot 300 mijë klikime në youtube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara shqiptare. “Pas 5 muajsh 300 milionë vieës. Koha për një tjetër këngë”,-ka shkruar Dhurata, duke na lënë të kuptojmë që një tjetër hit po vjen.