INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme. Djali bie nga kati i 10-të, fqinji e shpëton nga vdekja e sigurt [VIDEO]

E pabesueshme. Djali bie nga kati i 10-të, fqinji e shpëton nga vdekja e sigurt [VIDEO]

Publikuar më: 14:47 26-09-2018

Një djalë i vogël në Kazakistan ra nga dritarja e apartamentit të tij në katin e 10-të, por u shpëtua nga vdekja e sigurt nga një fqinj, i cili e hapi dritaren në kohë për të rrëmbyer djalin në ajër.
Shmangia e tragjedisë së sigurt ka ndodhur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana ditën e hënën, dhe është filmuar nga një person në një ndërtesë aty pranë. Videoja, e publikuar për herë të parë në Instagram, tregon një figurë të vogël që varet nga një dritare, me sa duket duke u përpjekur që të kthehet brenda, por pa sukses. Disa njerëz shihen poshtë në terren duke mbajtur disa pëlhurë në një përpjekje të dukshme për të kapur rënien e tij.
Më pak se një minutë më vonë, një njeri shfaqet më poshtë, dhe pas disa sekondash, fëmija bie pasi dikush dëgjohet duke bërtitur. Për fat të mirë, kundër të gjitha shanseve, njeriu e kap djalin në ajër dhe e tërheq atë të sigurt.
Mediet lokale e identifikuan shpëtimtarin si Artyom Karev. Ai tha se në fillim nuk e kuptoi se kishte shpëtuar një jetë duke rrezikuar të vetën.
"Më vonë familja ime tha se ishte me të vërtetë e rrezikshme. Se një person që ka kapur dikë duke rënë mund të rrëzohet edhe vet. Mendova vetëm se çfarë tjetër mund të bëja, nuk mund ta lija vetëm atë, "tha ai për gazetën kazake “New Times”. Sipas Artyom, 7-vjeçari i tha atij se donte të dilte për një shëtitje. Por pasi ishte veshur, zbuloi se prindërit e tij kishin mbyllur derën duke e lënë atë brenda. Kështu që ai mendoi se duhet të dilte jashtë përmes dritares.
Personi që e pësoi më shumë në këtë incident ishte nëna e djalit, e cila kërkoi ndihmë mjekësore pasi mësoi se fëmija i saj për pak sa nuk kishte vdekur. Ndërkohë, autoritetet komunale vendosën që Artyom duhet të shpërblehet për veprimin e tij. Ata i ofruan të riut një çmim prej rreth 1,400 dollarë të mërkurën, ndërsa ai i tha agjencisë së lajmeve “KazInform” se nuk kishte nevojë për para. Artyom tha se po shqyrtonte dhënien e parave për bamirësi, të tilla si sponsorizimi i familjeve me fëmijë, të cilët dëshirojnë por nuk e përballojnë dot vendosjen e rrjeta të rënda në dritaret e tyre, për të parandaluar incidente tragjike si rasti që u shmang.

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809