Edhe pse mund t’iu duket e pabesueshme, kjo ngjarje është shumë e vërtetë! PO, ai jeton me të dashurën pavarësisht se ajo shkon me burra të ndryshëm çdo ditë.
Mesa duket Mike Adkins, 32 vjeç, është një i dashur shumë i kuptueshëm dhe nuk i bën aspak përshtypje profesioni i së dashurës së tij. Madje ai është një ndër personat që e mbështet më së shumti pornostaren.
Edhe pse ajo kryen marrëdhënie seksuale çdo ditë me burra dhe femra të ndryshme, për Adkins kjo gjë nuk përbën aspak problem.
“Nuk u ndjeva i kërcënuar të kisha marrëdhënie me një yll pornografie. Nuk e shoh në atë mënyrë, e shoh si një person normal dhe padyshim që ajo është partnerja më aventureske që kam pasur ndonjëherë. Sa i përket punës së saj nuk më shqetëson fakti që shkon me burra tjerë, fundja është punë. Ka raste që ajo i është ofruar filmave të caktuar për të pasur një rol dhe unë nuk jam ndier kurrë keq për këtë. Dua të them, po, është një punë ndryshe nga të qenit një pritës apo diçka tjetër, por në fund të ditës nuk mund të bazosh një marrëdhënie në karrierën e njëri-tjetrit. Ah, po nuk i shikoj videot e saj, jo që kam gjë kundër tyre, por nuk ua kam nevojën sa kohë e kam pranë vetes”, ka thënë Mike Adkins.
Pornostarja quhet Allie, dhe është për tu thënë se është një yll i vërtetë në këtë fushe, ajo ka marrë pjesë edhe në një prej skenave erotike të filmit “Star Wars XXX”, dhe në plot filma të tjerë me pullë të kuqe.
Sekreti i kësaj ma rrëdhënie qëndron në një pikë kyçe, ata kurrë nuk diskutojnë për punën që partnerja bën.