INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! Do të habiteni kur të mësoni se kush janë çiftet e Hollivudit që e kanë gjetur dashurinë e jetës përmes rrjeteve sociale! [FOTO]

E pabesueshme! Do të habiteni kur të mësoni se kush janë çiftet e Hollivudit që e kanë gjetur dashurinë e jetës përmes rrjeteve sociale! [FOTO]

Publikuar më: 13:23 06-08-2019

Ndoshta ju duket e çuditshme por edhe aktorët e Hollivudit kanë gjetur dashurinë e tyre përmes rrjeteve sociale.

Të shumtë janë ata të famshëm të cilët kanë pranuar publikisht nëpër intervista, se e kanë gjetur dashurinë përmes rrjeteve sociale duke shkëmbyer mesazhe dhe foto të ndryshme me njëri tjetrin.

Më poshtë ne do ju tregojmë disa çifte të cilët kanë gjetur dashurinë e tyres përmes rrjeteve sociale si Instagram, Facebook etj., ku në fillim mund të kenë nisur si shokë, më pas në flirt dhe në fund fare të maruar dhe më të dashuruar se kurrë.

Sophie Turner & Joe Jonas: Janë aktualisht të martuar. Sipas TMZ Joe i ka shkruajtur i pari aktores në Instagram, pasi miqtë i kishin folur mirë për të.

joe-couple.jpg

Ricky Martin & Jwan Yosef: Janë aktualisht të martuar. Sipas TMZ Ricky pa disa vepra arti në Instagram dhe u interesua për të parë se kush ishte autori i tyre, kështuqë mesazhin e dërgoi këngëtari i pari.

ricky-couple.jpg

Mandy Moore & Taylor Goldsmith: Janë aktualisht të martuar. Sipas TMZ pas postimit të një fotoje të albumit The Doors nga Mandy, Taylor e pa dhe ia dërgoi me një shënim. Aty filloi gjithçka mes tyre.

mandy-taylor.jpg

Sarah Paulson & Holland Taylor: Janë aktualisht të lidhura. Sipas TMZ aktoret i bënë follow njëra-tjetrës në Twitter dhe prej aty ka nisur gjithçka.

sarah-couple.jpg

Barbara Palvin & Dylan Sprouse: Janë aktualisht të lidhur. Sipas TMZ Barbara i ka bërë follow e para aktorit dhe më pas ai i ka shkruajtur duke i dhënë numrin e telefonit., por ajo e ka lënë në pritje të gjatë dhe I ka kthyer përgjigje pas 6 muajsh.

dylan-couple.jpg

Nick Jonas & Priyanka Chopra: Janë aktualisht të martuar. Nick i ka shkruajtur i pari mesazh aktores dhe ajo i kërkoi të flisnin në privat pasi kishte merak se stafi i saj mund t’ia lexonte mesazhet dhe kështu nisi gjithçka mes tyre derisa u martuan dhe jetojnë të lumtur së bashku.

nick-couple.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441