Nicky Minaj është padyshim një ndër reperet më të pëlqyerat në të gjithë botën. Ajo ndër vite ka sjell një sërë hitesh që kanë miliona klikime në Youtube.
Së fundmi, të gjithë fansat e saj janë trishtuar pasi Nicky ka lajmëruar se do të heqë dorë nga muzika.
Përmes një deklarate në Twitter ajo ka lajmëruar fansat e saj se nuk do të merret më me muzikë duke shpjeguar dhe arsyen.
"Kam vendosur të heq dorë nga muzika dhe të krijoj një familje. E di që jeni të lumtur tani. fansat që më mbështesin, më mbështesni deri në vdekje. Ju dua”- ka shkruar ajo në Twitter.
Reperja ka hequr dorë nga karriera e saj për të krijuar një familje me partnerin Kenneth Petty i cili po ashtu ka qenë shumë i komentuar në media.