Ajo dhe bashkëshorti i saj Jay Z kanë mirëpritur në jetë binjakët Rumi dhe Sir në muajin qershor.
Por diva e muzikës duket se po kthehet menjëherë në bukuroshen që të gjithë kemi njohur direkt pasi lindi dy fëmijët e saj. Beyonce tregoi që mbetet mbretëresha në një sërë fotosh përvëluese gjatë ditës së djeshme. Ylli i albumit “Lemonade” dhuroi një spektakël për t’u shijuar me një fustan shumë tërheqës të kuq, i cili e nxirrte këngëtaren 35 vjeçare në top formë. Kuptohet që ka ende pak punë për të qenë në formën e sa më të mirë, por me këtë hap mund të themi që shumë pak na ndan nga mbretëresha Bey që të gjithë njohim.