Kupa e Botës u mbyll me një fitore 4 me 2 të Francës ndaj Kroacisë. Por ajo që habit në këtë botëror është parashikimi i bërë nga FIFA. Ashtu si Spanjën në vitin 2010 dhe Gjermaninë në vitin 2014, video-loja e futbollit FIFA ka parashikuar edhe këtë herë se kush do të fitonte Botërorin “Rusi 2018”.
Electronic Arts kishte bërë simulimin e turneut në “FIFA 18” dhe në këtë simulim kishte fituar Franca. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me botërorët e mëparshëm. Simulimi në video-lojën FIFA kishte nxjerrë fitues në vitin 2010 Spanjën dhe në vitin 2014 Gjermaninë.
Në të vërtetë ishin pikërisht këto dy kombëtare që triumfuan në fund dhe kjo është një rastësi e çuditshme.