INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E pabesueshme! Froome vrapon drejt finishit pasi i prishet biçikleta [VIDEO]

Publikuar më: 09:00 15-07-2016

Çiklisti britanik Chris Froome ka bërë diçka që nuk e bëri askush më parë në një Tour de France.

Kampioni në fuqi i garës më të rëndësishme në çiklizëm ka filluar të vrapojë në kilometrat e fundit pas problemeve me biçikletën e tij ku është përplasur me Mollema dhe Porte.

Pas këtij momenti Froome nuk ka ndalur vrullin e tij teksa ka filluar të vrapojë drejt finishit.

E ndërsa ka filluar të vrapojë atij i është sjellë një biçikletë.

Prishja e biçikletës i ka shkaktuar Froome humbjen e rreth 1 minutë e gjysmë kohë nga Bauke Mollema, por vrapimi në këmbë me siguri i ka bërë që kjo kohë të mos ishte më e madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0029489994049072