Ka mënyra nga më të ndryshmet për të realizuar një grabitje, që nga kërcënimi me thika e deri te armët e zjarrit. Madje ka raste që grabitjet bëhen edhe me pistoleta lodër.
Por në Mançester të Anglisë ka ndodhur diçka që të lë pa fjalë dhe që nuk është dëgjuar më parë.
Siç shihet edhe në video, një person i maskuar ka hyrë brenda një dyqani peshku dhe me një banane të kamufluar që të duket si një pistoletë ka kërcënuar punonjësit që t’i jepnin xhiron ditore.
Kur stafi ka parë “armën” ka filluar që t’i bindet, por kur njëri prej punonjësve ka vënë re formën e çuditshme të armës, ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë. Hajduti është detyruar të largohej pa marrë paratë.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, por pamjet janë publikuar së fundmi nga policia britanike. Kjo e fundit kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar grabitësin e çuditshëm.