Tashmë të gjithë e njohin Ijen e Besit, madje mund të themi pa frikë se është gjyshja më e famshme ne Shqipëri.
“Robi plaket kur don vet. Ija ja ve piken ketij vargu. Më në fund e hapi edhe IG, shumë dashuri për të.’’ Ishte ky mbishkrimi I Xhensiles, e cila ka shumë të drejtë. Para 24 orësh Besi vendosi t’i hapte edhe gjyshes së tij, një faqe Instagrami dhe u ka kërkuar ndjekësve të tij ta ndiqnin atë. Mirëpo duket se Ija sot është shndërruar në një fenomen të Instagram-it. Kjo pasi nga dje kur kishte 0 deri më sot Ija numëron mbi 50 mijë ndjekës në IG. Ehh, vajzat e shkreta bëhen këngëtare, rregullohen etj, etj dhe Ija ua bën ‘’diss’’-in direkt dhe ua kalon./intv.al/