Justin Bieber, po shijon ditët e fundit të pushimeve para se të fillojë përsëri turin e tij muzikor “Purpose”. Ndërkohë Bieber ka pasur një të ftuar special në shtëpinë e tij. Bëhet fjalë për asin e futbollit, brazilianin Neymar, i cili gjithashtu është me pushime, sepse nuk do të luajë në Kupën e Amerikës. Këngëtari 22 vjeçar, e ka vërtetuar tashme se është tifoz i flaktë i Barcelonës, dhe si i apasionuar pas sportit, nuk mund të marrë “leksione” te një futbollist tjetër më mirë se te Neymar. Mirëpo ylli kanadez, mesa duket ka marrëdhënie të mira me topin. Nga videoja, kuptojmë se Bieber ka prekje shumë të mirë të topit, dhe i tregon sulmuesit të Barcelonës, teknikën e tij me këmben e majtë duke xhongluar disa herë topin.