INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme, kalon 25 vite pa gjumë

E pabesueshme, kalon 25 vite pa gjumë

Publikuar më: 13:28 13-06-2016

Një 63-vjeccar nga Novi Sadi, është një person i cili për 25-vjet pothuajse nuk ka vënë sy në gjumë. Dragomir Komarov thotë se pagjumësia e tij është aq e fortë sa nuk i lejon atij të flejë për më shumë se 30 minuta. Dhe kjo kur ndodh, ai ndjehet i torturuar kështu që zgjohet menjëherë.

Ai shprehet se, "shtrihem çdo natë dhe në 99 për qind të rasteve nuk mund të mbylli fare sytë. Ndonjëherë mund të ndodhë që të bëjë një sy gjumë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, por më shumë nuk mund të fle", thotë Komarov.

Nga krevati ai zgjohet i zhgënjyer duke dalë për të ecur, gjithmonë në të njëjtën rrugë. "Gjithmonë i bie qendrës së qytetit. Kam lexuar gjatë, sidomos libra filozofikë dhe fetarë, por tash kryesisht lexoj në internet”, ka shtuar ai.

Pas një lufte të gjatë ai arriti të shkojë në një pension invalidor për shkak se atij nuk i besonin se nuk mund të flinte. "Unë jam i lodhur çdo ditë, por nuk mund të fle. Më në fund dola në pension, sepse vuaj nga astma dhe sëmundje të tjera", rrëfen ai.

Ai thotë se është përpjekur në mënyrë të përsëritur për tu shëruar, duke shtuar se për shkak të këtyre problemeve edhe nuk ishte martuar.

Article Logic
Execution time: 0.0045437812805176