Kur vjen fjala për biznesin dhe për të ardhurat edhe Vip-at dinë të bëjnë sakrifica.
I tillë është edhe rasti i reperit Kanye West dhe njëkohësisht bashkëshorti i Kim Kardashian i cili është fotografuar së fundmi duke nxjerrë në pah një ndryshim që ka bërë dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Kanye i ka lyer flokët e tij me ngjyrë pink pikërisht si bashkëshorja e tij Kim K raporton TheSun.
Të shtunën Kim Kardashian ka udhëtuar në Wyoming ku i është bashkuar Kanye-t për të realizuar spotin e ri publicitar për linjën e tij të shitjeve.
Sipas burimeve të TheSun, Kanye ka marrë edhe bashkëshortin e Kylie Jenner, Travis Scott për ta ndihmuar me anë artistike dhe kreative të publicitetit.
Kujtojmë se së fundmi Kanye dhe Kim janë bërë prindër për herë të tretë të një vajze të quajtur Chicago nga një nënë surrugato.