Bleona Qerreti është një nga personazhet e shtypit rozë shqiptar gjithnjë pa komplekse në deklaratat e guximshme që bën.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe ajo private.
Së fundmi, Bleona ka bërë të ditur që ka lidhur kontratë me një kompani të njohur në Amerikë "Taryn Brown Company" e cila merret me promovimin dhe me projekte të ndryshme muzikore. Kontrata në fjalë pritet të bëjë bujë në karrierën e Bleonës sepse vetë drejtoresha e kompanisë, Taryn Brown, ka ndihmuar në ngritjen e karrierës të shumë yjeve të njohur botërorë, ku mund të përmendim: Christina Aguilera, Bobby Brown, Tyrese, Pebbles and Alicia Keys. Ajo merret me menaxhimin dhe me zhvillimin e artistit dhe ka mbi 17 vjet eksperiencë në muzikë.
Edhe pse Bleona ka lidhur një kontratë të tillë është shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Jo vetëm Bleona është e lumtur por dhe Taryn dhe bashkëpuntorët tjerë shprehen po ashtu të lumtur që do e kenë Bleonën midis tyre.
Taryn Brown, është shprehur për "Yahoo Finance" me fjalët më të mira për këngëtaren shqiptare.
"Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standartet me talentin, vokalet dhe personalitetin 'divë'.