INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! Kur të lexoni këtë studim, me siguri s’do bëni më selfie!

E pabesueshme! Kur të lexoni këtë studim, me siguri s’do bëni më selfie!

Publikuar më: 21:56 19-04-2018

Për të mirën tuaj e kemi!

Kërkimet e reja kanë zbuluar se selfie-t nuk mund të jenë fotot më të mira që i keni bërë vetes, sepse e bëjnë hundën tonë të duket më të madhe seç është në të vërtetë.
Hulumtuesit nga Universiteti Rutgers dhe Universiteti Stanford përdorën të dhëna nga Instituti Kombëtar i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për të gjetur përmasat mesatare të fytyrës (duke përfshirë matjet për gjatësinë e gjerësinë e hundës).

Duke përdorur metoda matematikore, ata ishin në gjendje të vlerësonin ndryshimin në madhësinë e hundës midis fotografive të bëra 30 cm nga fytyra e një personi (distanca e selfie-s) dhe ato të bëra 5 metra larg nga fytyra (distanca standarde e portretit).

Ata gjetën se fotot e bëra vetë në mënyrë të konsiderueshme shtrembërojnë pamjen e njerëzve duke bërë që hundët të duken më të mëdha. Mesatarisht, baza e hundës bëhet rreth 30 për qind më e gjerë në selfie, dhe maja rreth 7 për qind më e gjerë se në fotografitë e bëra në distancë portreti.

Article Logic
Execution time: 0.0023431777954102