Ekipi grek i PAOK-ut humbi 0-1 ndaj Chelseas, por gjesti i presidentit londinez po bën xhiron e botës.
Një skenë që nuk shihet çdo ditë, një president u dhuron patatina dhe ujë tifozëve që kanë udhëtuar për mijëra kilometra për të ndjekur skuadrën e zemrës në transfertë. Ndodhi në Selanik, në tribunat e stadiumit “Toumba”..
Bruce Buck, president i Chelseas, është fotografuar duke u shpërndarë patatina dhe pije freskuese tifozëve londinezë, që kishin sakrifikuar për të mbështetur ekipin e Maurizio Sarrit.