Të dy janë ndër këngëtarët më të suksesshëm dhe të preferuar për të gjithë popullin shqiptar dhe jashtë saj.
Disa muaj më parë, këngëtarja Fifi dhe kantautorit Flor Mumajesi u komentuan shumë në media pasi u aludua se mes tyre kishte një romancë. Dyshja u pa shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe fotot nga vendet e njëjta lanë të kuptohej se janë bashkë.
Prej disa muajsh Flori është larguar nga rrjetet sociale dhe ka ndërprerë të gjitha koncertet ku ende nuk dihet se çfarë po ndodh me të dhe cili është shkaku i kësaj gjëje. Por aludimet për një lidhje se mes tij dhe Fifit nuk kanë marrë fund akoma sepse dyshohet se ata janë akoma së bashku.
Së fundmi, Fifi i është përgjigjur pyetjeve që i kanë bërë fansat e saj në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory dhe njëri prej fansave e ka pyetur:
“Flori për ty është?”- ka shkruar fansi.
Por, këngëtarja nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje e cila ka shkruajtur:
“Ah me e dit ti…”- ka shkruar Fifi duke na futur akoma dhe më shumë në mendime.
Më pas një fans tjetër i ka shkruajtur:
“Kujt i beson më shumë në këtë botë me sy mbyllur dhe nuk ke frikë se të tradhëton jashtë familjes?”- ka shkruar një tjetetër fans.
Por Fifi na ka lënë pa fjalë me përgjigjen e saj:
“Është vetëm një njeri, po s’po ua them emrin se bëhet e madhe”- ka thënë ajo duke lënë të kuptohet se i beson vetëm Florit.