INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme: Marilyn Monroe ishte shtatzënë! Zbulohen pas 60 vitesh fotot me bark të fryrë [FOTO]

E pabesueshme: Marilyn Monroe ishte shtatzënë! Zbulohen pas 60 vitesh fotot me bark të fryrë [FOTO]

Publikuar më: 10:49 16-02-2017

Fotot të jashtëzakonshme që tregojnë një shtatzani sekrete të ikonës së kinematografisë tashmë shfaqen për herë të parë.

Imazhet ekskluzive që u mbajtën të fshehura për afro 60 vjet me radhë të aktores dhe modeles bukuroshe u shitën si foto me ngjyra në një ankand nëntorin e kaluar. Ato ishin vetëm një objekt, me siguri ai me vlerë më të lartë mediatike, të pronës së mikeshës së ngushtë të Marilyn Monre, Frieda Hull. Megjithatë fotot mahnitëse u shitën pa shumë zhurmë për shifrën qësharake të 2 mijë dollarëve pasi koleksionistët duket se nuk ia kishin idenë e vlerës së tyre të vërtetë. Tashmë imazhet unike janë zbuluar se ishin një pasuri e çmuar e mikeshës së njohur dhe besnike të Monroe, e cila i kishte vënë fotot nën emrin “shkrepjet shtatzënë”, duke konfirmuar kështu gjithçka. Pavarësisht se në foto barku i fryrë i Monroe është aq i dukshëm sa vështirë se le vënd për dyshime. Fotot janë shkrepur në korrik të vitit 1960 në New York, kur Marilyn ishte 34 vjeçe. Në shkurt të atij viti Marilyn po punonte në filmin “Let’s Make Love” me aktorin francez Yves Montand, dhe lidhja e tyre jashtëmartesore u bë publike vetëm pak kohë më pas. Gjithçka të bën të mendosh se Montand ishte babai i fëmijës. Sidoqoftë, fëmija nuk lindi kurrë, pasi sipas asaj që Frieda i kishte treguar mikut dhe fqinjit të saj Tony Michaels, Marilyn e humbi vogëlushin pa ardhur ende në jetë. Nuk u bë kurrë e ditur nëse ishte incident apo një abort i qëllimshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824