INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme, ndryshimi drastik i 33-vjeçares obeze [FOTO]

E pabesueshme, ndryshimi drastik i 33-vjeçares obeze [FOTO]

Publikuar më: 09:14 27-07-2016

Monica Kinde është shprehur se konsumonte ushqim të shpejtë dhe merrte rreth 6 mijë kalori në ditë, që përkthehet tre herë më shumë nga ajo që rekomandohet për një femër. 33-vjeçare nga Joplin i Missourit shpenzoi 25 mijë dollarë për të bërë një operacion që do të ndikonte në uljen e peshës dhe që do të rregullonte lëkurën e rënë.

“Daily Mail” shkruan se ajo nuk kishte udhëtuar asnjëherë me avion, pasi i duhej që të rezervonte dy vende. Në të njëjtën kohë, prej peshës së madhe që kishte, Monica nisi që të kishte dhimbje dhe nuk mund të ecte në distanca të largëta.

E si pasojë, për të shpëtuar jetën, iu desh që të ndryshonte stilin e jetës. Fillimisht 33-vjeçarja ka rrëfyer se ka bërë një operacion në stomak dhe pas tre vjetësh u dobësua mjaft. Por prej humbjes ekstreme të peshës, lëkura e trupit nisi t’i varej përreth barkut, këmbëve dhe krahëve.

Ajo ka treguar se dy muaj pas operacionit në stomak, është martuar. “Ditën e dasmës time nuk mund të haja as tortën. Të gjithë më thanë se ishte i mrekullueshëm, por stomaku im ishte shumë i vogël për ta provuar atë”, rrëfen Monica.

“Pas operacionit u shqetësova se mos kisha marrë vendimin e gabuar sepse mendoja se nuk do përballoja rezistencën ndaj ushqimit. Pas humbjes së më shumë se gjysmën e peshës trupore, nisa të urrej veten për shkak të lëkurës së varur. Më vonë bëra një tjetër operacion për lëkurën dhe tashmë çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Mund të shkoj ku të dua, pa u shqetësuar për peshën trupore”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415