Loredana Zefi, bashkëshortja e Mozzik është vënë në qendër të asaj që mund të konsiderohet një skandal, por për të cilin ende nuk është shpallur fajtore.
Ajo akuzohet se ka mashtruar dhe zhvatur para nga një çift zvicerian në shumën e 700 00 mijë frangave dhe 200 000 i ka marrë vëllai i saj.
Sipas "20minuten" disa vullnetarë shqiptarë janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë çiftin zviceran.
Blogeria Fatjonë Krasniqi së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, kanë marrë iniciativë për të filluar një fushatë donacioni për Petrën, bën të ditur "lajmi.net".
Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne vendosëm të fillonim një fushatë donacioni për Petrën", është shprehur 23-vjeçarja.
Ndërkohë çifti ende nuk është shprehur për këtë fakt, ndërkohë që familjarët e Loredanës e kanë quajtur një mashtrim të madh për të dëmtuar imazhin e saj.