INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme: Një kontraceptiv jo hormonal për meshkujt me saktësi 100% që funksionon për 2 vjet!

E pabesueshme: Një kontraceptiv jo hormonal për meshkujt me saktësi 100% që funksionon për 2 vjet!

Publikuar më: 13:56 07-02-2017

Meshkuj anembanë botës, bëhuni gati për mrekullinë!

Një kontraceptiv për meshkujt që merret nëpërmjet injektimit është zbuluar jo vetëm të jetë më efektiv se pilula për femrat, por gjithashtu të parandalojë shtatzaninë për plot 2 vjet. Alternativat kontraceptive për meshkujt nuk kanë ndryshuar në një shekull të tërë, duke qëndruar të limituara tek prezervativët ose një zgjedhje shumë më drastike si vazektomia. Por një injektim që bllokon spermën të largohet nga trupi është zbulimi më i rëndësishëm në një kërkim për ekuivalenten e pilulës për meshkujt. Një injektim i mëparshëm, i cili përdorte hormonet që të çrregullonte prodhimin e spermës në tru kishte efekte anësore që përfshinin depresionin dhe dhimbjen e muskujve, me 20 meshkuj që u larguan nga provat 1 vjeçare këtë shkak. Por në injeksionin e ri me përqindje totale suksesi prej 100% asnjë nga këto efekte anësore nuk u shfaq në provat e para. Ekspertët thonë se ekziston një treg botëror për një kontraceptiv të efektshëm tek meshkujt i këtij lloji. Injektimi është jo-hormonal dhe mund të testohet tek njerëzit vitin tjetër. Të kryqëzojmë gishtat!

sperm2.jpg

sperm3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041670799255371