Janë të shumë peronat që kanë kaluar në vdekje klinike dhe pasi janë zgjuar, janë shprehur se kanë parë botë tjetër dhe janë ndjerë gjysmë të vdekur dhe gjysmë të gjallë.
Së fundmi aktori i njohur nga “The Vanguar”, Shiv Grewal i ka shokuar të gjithë as deklaratës që ka bërë së fundmi. Ai ka pikturuar atë çka pa në botën e përtejme, pasi kaloi në vdekje klinike.
Aktori pësoi një atak pas një dreke më gruan e tij, krejt papritur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e mirë. Në shtatë minuta kur aktori tha se zemra iu ndal, ai shkoi në një "udhëtim kozmik" të çuditshëm, gjatë të cilit kishte fuqinë për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes.
Shiv u shpreh se e dinte, disi, se ishte i vdekur. “Isha në dijeni se truri im po vdiste dhe kërkonte ndihmë. Por, në të njëjtën kohë, ndjeva gjëra plotësisht të ndara nga trupi im. Ishte sikur isha në një zbrazëti, por mund të ndjeja emocione dhe ndjesi. Pavarësisht se e dija që kisha vdekur, gjithashtu e dija se kishte një shans për t'u rikthyer. Kuptova gjithashtu se unë do të rimishërohem, por nuk e kam dashur këtë. Doja të kthehesha në jetë, në botën materiale dhe tek gruaja time. Kërkoja që të kthehesha dhe dëshira mu plotësua", u shpreh Grewal.
Aktori u dërgua me urgjencë në spital dhe u operua. Ai hyri në koma për një muaj, për shkak të hypoxia cerebrale (uria oksigjenit në tru) e cila e ka lënë atë me epilepsi. Tani Grewal e ka të pamundur të rikthehet në skenë, por terapinë e gjen duke pikturuar.
"Më kujtohet gjithçka që ndodhi kur zemra ime u ndal dhe u përpoqa ta përkthej në art. Veprat e mia veprojnë si një hartë për të rizbuluar dhe për të kuptuar përvojën time", është shprehur Grewal.