Lionel Messi nuk ka qenë kurrë një synim serioz për t’u transferuar te Interi, por emri i tij është përmendur për të rritur entuziazmin te tifozët.
Kështu ka deklaruar drejtori i Pirellit, Marco Tronchetti. Dihet nga të gjithë tashmë që kjo kompani ka vite që sponsorizon ekipin e Interit.
Muajin e kaluar u fol nëpër media për një kalim të Messit tek Inter dhe se kjo gjë do ndodhte së afërmi, por drejtori i ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë se:
“Messi ishte një provokim për të nxitur tifozët, për të ushqyer ëndrrat e tyre”, ka deklaruar Tronchetti.
Nuk dihet si do i përtypin të tilla provokime tifozët legjendar të Curva Nord, por një pjesë e madhe e tifozëve sigurisht që nuk e ka besuar këtë lajm pasi për momentin skuadra zikaltër nuk është në pozita për të kërkuark lojtarë “luksi”