INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme por e vërtetë! Barcelona eleminon PSG-në, Dortmund mposht Benfica-n [VIDEO]

E pabesueshme por e vërtetë! Barcelona eleminon PSG-në, Dortmund mposht Benfica-n [VIDEO]

Publikuar më: 23:36 08-03-2017

Vetëm tifozët e çmendur të Barcelonës besonin te kualifikimi i skuadrës së tyre! Një ndeshje e jashtëzakonshme, e pabesueshme, por e vërtetë!

Barcelona kualifikohet në cerekfinale të Championsit pas një përmbysjeje të mrekullueshme. Një ëndërr e kthyer në realitet nga ata që këtë lojë të bukur e kanë shndërruar në art. Pa u mbushur tre minuta lojë Luis Suarez përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes për t’i hapur rrugë një suksesi historik të Barçës.

PSG i tulatur në mbrojtje pësoi golin e dytë pas një devijimi të pafat të Kurzaëas në portën e tij.

5 minuta nga starti i pjesës së dytë Neymar fitoi një 11 – metërsh që u shndërrua në gol nga Messi, por shpresat e Barçës u venitën më të 62-ën kur Cavani e shkurtoi diferencën në 3-1.

Çmenduria Camp Nou ishte rezervuar në minutat e fundit. Neymar ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 88-të, me Trapp që thjesht e shoqëroi topin më sy ndërsa përfundonte në trekëndësh.

Në minutën e parë shtesë Suarez fitoi një tjetër 11-metërsh për blaugranat, që u shndërrua në gol na Neymar, ndërsa në sekondat e fundit të minutës së 5 shtesë Sergio Roberto realizoi golin e gjashtë atë të një kualifikimi historik, të padëgjuar dhe shijuar më parë në historinë e futbollit.

Kualifikim bindës i Borussias së Dortmundit në cerekfinale të Championzit. Verdhezinjtë shkatërruar 4-0 Benfikën në Signal Iduna Park dhe vijojnë më tej me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Pierre-Emerik Aubameyang korrigjoi shënjestrën në këtë takim të kthimit duke shënuar një tregolësh, ndërsa Pulisic shtoi një tjetër finalizim për skuadrën e Thomas Thuchel, që ishte padrone në fushë.

Aubameyang i hapi rrugët fitores së Dortmundit që në minutën e katërt, me pjesën e pare që u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë Pulisic realizoi golin që vlente kualifikimin në të 59-ën, për t’ia lënë sërish skenën Aubameyangut, që e vulosi kaputullimin e Benfikës me dy gola të tjera në minutat 61 dhe 85.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486