Këngëtarja dhe tekstshkruesja me origjinë shqiptare, Njomza është zgjuar shumë e lumtur këtë të martë.
Dy këngët, tekstet e të cilave i ka shkruar ajo, janë në vend të parë në klasifikimin amerikan.
Bëhet fjalë për këngët e këngëtares së njohur, Ariana Grande, “Thank you, next” dhe “7 rings”.
Në një postim në Instagram ajo i është drejtuar këngëtares duke i thënë se në momentin që shkruan tekstin e këngëve ishin të dehura.
Njomza ka shkruar:
"Sapo nxorra një video të re sot por ndërkohë u zgjova me dy këngë që kam shkruar në 5 këngët më të dëgjuara në Amerikë. Gjithë çka mund të them është vetëm faleminderit. Ariana Grande e mban mend kur shkuam tek Tiffany’s aq shumë të dehura por ndërkohë që tani është këngë më e dëgjuar në vend."