INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme por e vërtetë! Zbulohet vajza nga Tirana që futi në kurth kunatin për inat të motrës

E pabesueshme por e vërtetë! Zbulohet vajza nga Tirana që futi në kurth kunatin për inat të motrës

Publikuar më: 16:15 20-05-2017

Një inat me motrën ka shtyrë një vajzë nga Tirana që t'i ngrejë kurth kunatit të saj në shenjë hakmarrjeje. 

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Tiranë dhe autorja Reisa I, është dënuar tashmë me 18 muaj burg për kallëzim të rremë, pasi u zbulua se të gjithë historinë e kishte inskenuar vetë.

Reisa, për inat të motrës ka bërë denoncim të rremë duke çuar në burg kunatin për kërcënim e përndjekje. 

Në vendimin e gjykatës, së Tiranës thuhet se e pandehura kishte hapur një adresë në rrjetin social Facebook në emrin e burrit të motrës, i cili jetonte në Itali. Nga kjo adresë, kishte dërguar dhjetëra mesazhe kërcënuese, në adresën e saj.

Pasi siguron “provat” për ta çuar prapa hekurave, i drejtohet policisë dhe bën denoncimin për kunatin.

“Kunati më kërcënon në Facebook. Më shkruan se do të më ndajë nga burri dhe se do të më presë kokën…”, iu tha ndër të tjera oficerëve të policisë.

Hetimet e nisura nga prokuroria, zbuluan faktin se vajza kishte bërë kallëzim të rremë dhe se adresën nga e cila i vinin mesazhet kërcënuese, e kishte hapur nga telefoni i saj celular.

Kunati i vajzës, iu shpjegoi hetuesve se nuk kishte kërcënuar asnjë nga familjarët e bashkëshortes, madje të vetmet herë që kishte patur komunikime me ta, iu kishte kërkuar ti kthenin shumat e parave që iu kishte dhënë borxh.

Por pavarësisht këmbënguljes se nuk kishte asnjë faj, ai u arrestua pas dyshimeve për përndjekje dhe qëndroi për një kohë të gjatë në qelitë e paraburgimit.

E ndërsa ai ndodhej prapa hekurave, duke vuajtur padrejtësisht mungesën e lirisë, kunata e tij sërish pretendonte se prej tij i vinin mesazhe e telefonata kërcënuese.

“E di që do bëj 4 vite burg por pasi të dal, do e shikoni që do ta bëj motrën tuaj lapidar”.

“Ç”kemi 0 teze…. nuk po me njef, jam Timi, të mora për të thënë në qoftëse unë nuk dal deri në datën 30 Prill, dije mirë se do ta pij gjakun, bëjë mend mirë kur të dal”.

Vajza pretendonte se kunati e kërcënonte me qëllim që të fejohej me nipin e tij, ndërsa marrëdhëniet me motrën i cilësonte të këqija.

Por gjithçka e pretenduar nga e pandehura, sipas vendimit të gjykatës ka rezultuar e gënjeshtërt. Pas kësaj ngjarje, vajza është ndarë dhe nga i fejuari, i cili përpara gjykatës është shprehur se kishin mospërputhje karakteresh, ndaj i dha fund lidhjes.

Më tej në vendimin e arsyetuar, ku flitet për rrezikshmërinë e autores së veprës penale, theksohet se me veprimet e saj, e pandehura jo vetëm i ka hequr padrejtësisht lirinë një personi të pafajshëm, por ka sjellë pasoja financiare në buxhetin e shtetit, për shkak se kunati i saj duhet të kompensohet për burgim të padrejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264